Gjendet i vdekur alpinisti i dytë në Malet e Sharrit, tjetri po trajtohet në spitalin e Tetovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni njofton se është gjetur alpinisti i cili ishte në kërkim që nga mbrëmë pasi u raportua se ka rënë nga një shkëmb në zonën afër “Majës së Titos”.

Alpinisti i cili ka raportuar për aksidentin është gjetur që mbrëmë rreth orës 20:00 dhe i njëjti është dërguar në spital rreth orës 03:00 së bashku me komandantin e Njësisë Speciale të MPB-së i cili gjithashtu ka pësuar lëndime gjatë aksion-shpëtimit.

“Janë gjetur dy personat e zhdukur në shpatet e malit Sharr në zonën pranë “Majës së Titos”. Njëri prej tyre është gjetur diku pas orës 20:00 dhe nga ana majës së Titos rreth orës tre është dërguar në Kodrën e Diellit, e më pas në spital. Së bashku me të në spital është dërguar edhe shefi i SPB Tetovë, i cili ka pësuar lëndime trupore. Për gjetjen e personit tjetër në vendngjarje është dërguar një ekip i njësisë speciale të MPB-së nga ana tjetër, pra përmes Leshnicës dhe pas disa orësh kanë arritur të lokalizojnë dhe gjejnë personin e dytë i cili ra nga shkëmbi.

Personi i dytë i gjetur është i vdekur dhe ndodhet ende në vendngjarje. Që të njëjtat të transferohen, paraprakisht duhet të kryhen procedurat e duhura”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Share This Article