Muharrem Bajrami me Makedonija GJP fiton kupën e Maqedonisë

albnews
By
1 Min Read

Makedonija Gjorçe Petrov është fitues i Kupës së Maqedonisë në futboll, përcjell TV21.

Sileksi u mposht me rezultat 4-3 në penalti, pasi ndeshja u përmbyll me rezultat 0:0. Në penalti, hero i ndeshjes ishte portieri i Makedonija Gjorçe Petrov, Hristijan Stevkovski, i cili shkëlqeu duke mbrojtur dy goditje nga penalltia.

Lojtari vendimtar ishte Sefer Emini. Pas fitores, trajneri Muharrem Bajrami festoi në mënyrë të veçantë duke u përkulur, në shenjë falënderimi ndaj Zotit.

Share This Article