Gjendet trupi i pajetë i të riut në Hotel “Adriatiku”

albnews
By
1 Min Read

Një i ri ka humbur jetën pas mesnatës nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë.

Jetën ka humbur Visar Behrami, 27 vjeçar nga Mitrovica. Behrami ishte duke punuar në objektin e ish hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasditës së të hënës.

Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica.

Është bërë e ditur se prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, se janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast, punëdhënësi dhe punëkryerësi në objektin e ish-hotelit.

Share This Article