Gjeni apo hileqar? Fiton ndeshjen por etiketohet “njeriu më i pistë në boks”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një boksier është kritikuar së tepërmi në rrjetet sociale pasi fitoi ndeshjen ndaj kundërshtarit të tij me një goditje të papritur menjëherë pasi preku dorezën e tij. Boksieri i peshave të lehta, Ruben Torres goditi në fytyrë rivalin Cristian Baez, duke e hedhur në KO në raundin e shtate të ndeshjes.

Baez ishte mbajtur mirë deri në atë moment, dhe të dy kishin hedhur në tapet njëri-tjetrin nga një herë. Por pasi Baez u përpoq të përshëndetej me rivalin duke prekur dorezat, Torres e goditi me të majtën duke e shtrirë. Gjyqtari Thomas Taylor e ndërpreu menjëherë ndeshjen, por i dha fitoren Torres-it, pasi e quajti të rregullt gjuajtjen e tij.

“Rregulli numër 1 në boks është që duhet të mbrohesh në çdo kohë”, tha Torres pas ndeshjes. Por jo të gjithë e menduan kështu, me shumë komentues të cilët e etiketuan si “njeriun më të pistë në boks”.

Share This Article