Ilir Meta takohet me ish-Presidentin e Turqisë: Abdullah Gül, mik i shkëlqyer i Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar në Kajor me ish-Presidentin e Turqisë, Abdullah Gül.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se Gul mbetet gjithmonë një mik i shkëlqyer i Shqipërisë.

Meta thotë se me Gul do të takohet shumë shpejt edhe në Tiranë.

“Kënaqësi të takohesha në Kajro me ish-Presidentin e z. Abdullah Gül. Nesër do takohemi sërish në Stamboll në Samitin Ekonomik të Euroazisë dhe së afërmi në Tiranë. Ai mbetet gjithmonë një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe kontribues i palodhur për forcimin e marrëdhënieve” , shkruan Meta.

Share This Article