ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 7 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 8 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 10 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 10 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjeopolitika e BE, Rama: Nuk po e shoh Europën të ndryshojë

albnews by albnews
24 August, 2022
in Albania
0
Gjeopolitika e BE, Rama: Nuk po e shoh Europën të ndryshojë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në forumin me temë zgjimin gjeopolitik të Europës, të mbajtur në Austri, kryeministri Rama nuk e kurseu skepticizmin ndaj Bashkimin Europian. Edhe sanksionet që pasuan sulmin rus në Ukrainë, shefi I Qeverisë nuk I sheh si veprime proaktive.

“Nuk e shoh Europën të ndryshojë në asnjë lloj mënyre. Çështja është se si vetë Europa po ndryshon dhe nuk duket sikur po ndryshon në asnjë farë mënyrë. Është më së tepërmi një lloj inercie midis një lufte ku nga njëra anë janë rusët, nga ana tjetër është Ukraina dhe amerikanët që po japin një mbështetje shumë të madhe dhe Europa që po bashkohet me këtë mbështetje aq sa mundet çdo vend, por nuk është diçka e tillë si Europa, këtu ka vende të ndryshme me një qëndrim të përbashkët, që në rregull, është një qëndrim në parim, por në fund të fundit nuk duket sikur janë të gjitha premisat për të qenë tejet optimist”, tha Rama.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Si tjetër shembull në mbështetje të mendimit të tij, mori mungesën e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës. “Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha, fuqitë demokratike nga një regjim barbar. Por pa gjejeni? Nën regjimin barbar, ata mund të lëviznin lirisht nëpër Europë. Me çlirimtarët ata janë peng, nuk mund të lëvizin lirisht. Kështu që, gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë dhe që tashmë janë në moshë madhore mund të shkonin në Gjermani, të vinin në Austri, edhe të punonin. Fëmijët nuk mund të lëvizin sepse nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën”, tha Rama.

Mungesën e një vizioni unifikues të Unionit, Rama e sheh si kërcënim për ndikimin lindor në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësve u rikujtoi çfarë ndodhi me vaksinat në fillimin e pandemisë COVID-19.

“Ajo çfarë po përpiqesha t’ju thosha është se kemi një pandemi dhe gjithkush po kërkon vaksina. Jemi në mes të Europës, me shumë lidhje, me të gjithë televizionet gjithkund, çdo familje që ka njerëz në Itali, në Greqi, Gjermani e të tjera, këta njerëz mblidhen në Bruksel, shpërndajnë vaksina dhe nuk e vrasin mendjen, për ta thënë butë, për këto 6 vende në mes të Europës. E pa gjejeni pastaj. Na duhet të vrapojmë drejt Kinës, Rusisë dhe Turqisë. Pa Presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksinat”, shtoi Rama.

Rama risolli në vëmendje planin e Macron për Ballkanin Perëndimor, si vende të asociuara me BE-në, për të cilin tha se mund të sjellë një perspektivë të re për rajonin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result