Gjermani, mbi 50000 të shëruar nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, deklaroi se janë shëruar 50000 persona nga koronavirusi.

Në një konferencë për shtyp në Berlin, Spahn shtoi se masat që kanë ndikuar në jetën e përditshme në Gjermani janë marrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

“Masat e marra po tregojnë efekt. Ne shohim sukses. Sipas të dhënave të institutit Robert Koch, në vend ka rreth 110000 raste. Po ashtu, më shumë se 50 000 persona janë shëruar. Rastet e reja janë në rënie”, theksoi Spahn.

Duke rikujtuar se periudha e festës së Pashkëve në vend do të fillojë nga nesër, Spahn i bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masat, në mënyrë të mos vënë në rrezik këtë sukses. 

Share This Article