Gjermani planifikon t’i japë Ukrainës 5 miliardë euro në vit

albnews
By
1 Min Read

Gjermania pret t’i japë Ukrainës ndihmë financiare prej rreth pesë miliardë euro në vit, njoftoi sot ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Gjermania ka qenë një nga donatorët më të mëdhenj të ndihmës financiare për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus dhe ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Në maj, Gjermania njoftoi 2.7 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën si pjesë e një pakete që përfshin tanke dhe drone.

Fillimisht, Berlini hezitoi të furnizonte Ukrainën me armë të rënda nga frika se një gjë e tillë do të përshkallëzonte konfliktin.

Share This Article