Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania merr një vendim tepër drastik në luftën ndaj pandemisë. Ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid-19 dhe infektohen, nuk do të përfitojnë kompensim ose pagë për periudhën që do të futen në karantinë.

Vendimi do të zbatohet duke nisur nga 1 nëntori. Kritikët e konsiderojnë atë një masë të barabartë me vaksinimin e detyrueshëm.

Sipas skeptikëve, vendimi do të detyrojë shumë punonjës që të imunizohen pasi nuk mund ta përballojnë që të qëndrojnë në shtëpi pa të drejtë page, nëse infektohen me Covid-19.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u është përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se vendimi është i drejtë dhe se të tjerët nuk duhet të paguajnë për ata që vendosin të mos vaksinohen.

Share This Article