Me breshëri plumbash është sulmuar të mërkurën vetura e këshilltarit të lartë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në incidentin që Presidenca e ka cilësuar si atentat derisa presidenti si një mesazh të mundshëm për të.
Këshilltari Serhi Shefir i ka mbijetuar sulmit, por shoferi i tij është plagosur kur më shumë se dhjetë plumba goditën veturën në periferi të Kievit. Mediat ukrainase kanë bërë të ditur se së paku 19 vrima plumbash ishin evidentuar në veturë. Zelensky, i cili ndodhet në New York për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë të mos jetë në dijeni se kush qëndron prapa sulmit.
Shefir është i afërt me Zelenskyn dhe i prin një grupi këshilltarësh. Zelensky ishte ngjitur në pushtet me pretimet për të rrëzuar oligarkët dhe për betejën kundër korrupsionit. Njëri prej këshilltarëve të presidentit ka thënë se atentati mund të jetë pikërisht rezultat i fushatës kundër oligarkëve. Pas këtij sulmi Presidenca ka konfirmuar ashpërsimin e masave kundër oligarkëve ukrainas. Parlamenti në Ukrainë gjatë kësaj jave pritet që të debatojë rreth ligjit presidencial që e redukton ndikimin e oligarkëve në shoqërinë ukrainase.