Gjermania e fton Berishën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha është ftuar nga Shpresat e Gjermanisë për dy ndeshjet e ardhshme. Berisha është 22-vjeçar, por vazhdon të luajë për U-21 të Gjermanisë, pasi e kishte moshën e lejuar kur nisi cikli eliminator.

Përzgjedhësi i Gjermanisë U-21, Stefan Kuntz, të premten ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogarit në dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për “Euro 2021”.

Gjermania më 3 shtator takohet me Moldavinë, ndërsa më 8 shtator luan në udhëtim ndaj Belgjikës.

Berisha është pjesë e Red Bull Salzburgut, ndërsa ka tri ndeshje me Shpresat e Gjermanisë. Ai ka treguar formë të lartë në Austri në edicionin e fundit. Ka realizuar dhjetë gola e gjashtë asistime në 30 ndeshje.

Te Gjermania ka debutuar në tetor të vitit të kaluar. Është shpresuar se ai do të vendosë për Kosovën, por Berisha ka pranuar menjëherë ftesën e Gjermanisë. Nga Salzburgu, Berisha është huazuar te LASK-u, Magdeburgu e Altachu.

Share This Article