Gjermania ka shënuar fitore ndaj Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022. Por te fitorja gjermanët kanë ardhur vetëm duke e përmbysur rezultatin.
Ianis Hagi kaloi në epërsi rumunët në minutën e nëntë të takimit. Me rezultatin 1:0 në të mirë të Rumanisë përfundoi pjesa e parë.
Shifrat në 1:1 u barazuan në minutën e 52-të. Serge Gnabry realizoi me asistim të Marco Reusit. Ndërsa golin e fitores e shënoi Thomas Mueller në minutën e 81-të.
Gjermania udhëheq në grupin J me 18 pikë nga shtatë ndeshje. Rumania është e katërta me 10 pikë nga shtatë ndeshje.

