Gjermania kampione e Evropës U21

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania e ka fituar Kampionatin Evropian 2021 për grupmoshat 21 vjeçe, pasi e mundi Portugalinë në finalen e zhvilluar të dielën në Slloveni.

Lukas Nmecha e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit në fillim të pjesës së parë në Stadiumin Stozice, për t’ia fituar trofeun evropian Gjermanisë.

Sulmuesi me prejardhje nga Suhareka e Kosovës, Mërgim Berisha i RB Salzburg luajti titullar, para se të zëvendësohej rreth 20 minuta para fundit.

Ky është titulli i tretë evropian për Kombëtaren U21 të Gjermanisë, pas triumfeve më 2009 dhe 2017.

Berisha, i lindur në Berchtesgaden nga prindër shqiptarë të Suharekës, nuk e shënoi asnjë gol në gjashtë paraqitje në këtë Evropian, por e bëri një asist.

Megjithatë, Ai do të mbahet në mend më së miri për goditjen e shtyllës hiç më pak se pesë herë në gjysmëfinale kundër Holandës.

23-vjeçari, për të cilën Kosova një kohë ëndërroi se do ta kishte në kombëtaren e vet, ishte ndër lojtarët kyçë në këtë Evropian dhe është pjesë e gjeneratës me të ardhme të ndritur në kombëtaren e Gjermanisë.

Share This Article