Gjermania klasifikon Mbretërinë e Bashkuar si një “zonë shqetësuese të varianteve”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania e ka klasifikuar Mbretërinë e Bashkuar si një “zonë shqetësuese të varianteve”, duke ndaluar të gjitha udhëtimet, përveç atyre thelbësore në vend.

Masa pritet të hyjë në fuqi nga dita e diel.

Ambasada gjermane në Mbretërinë e Bashkuar tha se klasifikimi i ri është për shkak të “shpërthimeve lokale që po ndodhin përsëri, duke përfshirë raste të varianteve më infektuese siç është varianti indian aktualisht”

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori, Andreas Michaelis, tha se vendimi u mor pasi shikoi “të gjitha të dhënat dhe detajet në dispozicion”.

Qytetarët dhe banorët gjermanë që udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar do të lejohen në Gjermani, të tjerët do të kenë nevojë për një arsye thelbësore. Të gjithë do të lejohen të paraqesin një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë dhe do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dy-javore pas mbërritjes.

Varianti B.1.617 u zbulua për herë të parë në Indi në tetor dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 50 vende të botës.

Share This Article