GJKKO e ‘burgosi’ brenda vendit, Berisha u kërkon ndihmë mbështetësve: Ata që nisën procesin, do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre nëpër rrugë e sheshe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 5 ditësh refuzimi për t’u paraqitur në seancë dhe pas tentativave për ta zvarritur procesin gjyqësor të nisur ndaj toj për aferën e ish-kompleksit Partizani, gjykata e posacme la dje në fuqi masat detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit për Sali Berishën.

Këtë proces gjyqësor Berisha e injoroi, por ka zgjedhur që në ditët në vijim t’i përgjigjet duke përdorur mbështetësit e tij. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, këtë mbrëmje, Berisha thotë se përgjigjen do ta japë duke “bërë gjyq nëpër rrugët e Sjqipërisë”.

Ata më kërkojnë të shkel kushtetutën me procedurë kushtetuese, sepse në mentalitetin e Edi Ramës, Kushtetuta nuk e mbron armikun opozitar, por mbron vetëm qeveritarët dhe deputetët e qeverisë. Ndaj kur për një deputet të qeverisë, bazuar për një dosje të ardhur nga antimafia italiane, për lidhje me klanet e trafikut të drogës, apo për vjedhje me inceneratorët etj., në përputhje me kushtetutën, skapi i partisë kërkon autorizimin e parlamentit për procedimin ndaj tyre.

Kurse në rastin e armikut opozitar kushtetuta nuk ekziston, për armikun nuk ka kushtetutë dhe ligje që pengojnë luftën kundër tij ndaj dhe skapi dhe gjykata popullore e partisë vendos sanksione të cilat kushtetuta nuk i lejon ato pa marrë miratimin e parlamentit. Ju garantoj unë ju se ata që nisën procesin e shekullit, do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre. Atë gjyq do të ua bëj në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë, nga ai gjyq ata do të dalin të mundur siç janë”, tha Berisha.

Share This Article