Gjykata Supreme e Britanisë vendos sot për suspendimin e Kuvendit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata më e lartë e Britanisë së Madhe pritet që të martën ta marrë një vendim historik lidhur me vendimin e kryeministrit Johnson për suspendimin e punës së kuvendit për pesë javë.

Ministrat e kabinetit qeveritar thonë se kjo çështje nuk është punë e gjykatave, por kritikët besojnë se vendimi i kryeministrit kishte për qëllim ta kufizonte kontrollin e deputetëve ndaj planeve për Brexit-in.

Nëse vendimi i gjykatës, i cili pritet të merret në orën 10 e 30 minuta sipas kohës lokale (11 e 30 minuta sipas kohës në vendin tonë), është kundër kryeministrit Johnson, deputetët mund të kthehen menjëherë në kuvend.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se do ta respektojnë vendimin e gjykatës. Megjithatë, kryeministri ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë që ta suspendojë përsëri punën e kuvendit, nëse vendimi i gjykatës është kundër tij.

I pyetur nëse do të japë dorëheqje në rast të kundërshtimit të vendimit të tij nga Gjykata Supreme, ai tha: “Do të pres dhe do të shoh se cili është gjykimi”, duke shtuar se qeveria i respekton plotësisht ligjin dhe sistemin e drejtësisë.

Gjykata Supreme së pari do të vlerësojë nëse suspendimi i punës së kuvendin është çështje për gjykatë dhe nëse po, pastaj do të vendosë nëse vendimi i kryeministrit Johnson ishte i ligjshëm, shkruan “BBC”.

Share This Article