Imazhi tregon Strehëzën e Përkohshme të Homestead për fëmijë të pashoqëruar në Florida.
Fëmijët migrantë që janë ndaluar janë vendosur në ambiente të tilla si kjo në Florida.
Në SHBA, një gjykatëse federale ka urdhëruar lirimin e 124 fëmijëve nga qendrat e ndalimit të emigracionit familjar që janë të infektuar me virus.
Të tre qendrat janë në Kansas, Pennsylvania dhe Texas.
“[Objektet] janë “në zjarr” dhe nuk ka më kohë për masa të përgjysmuara“ shkroi gjykatësja Dolly Gee.
Ajo vendosi që fëmijët duhet të lirohen nga mesi i korrikut dhe të futen në kujdestarinë e sponsorizuesve të përshtatshëm. Këto mund të përfshijnë vetë prindërit e arrestuar të fëmijëve, të cilët mund të lirohen me pajisje përcjellëse nëse është e nevojshme.
Sipas mediave amerikane qindra njerëz të ndaluar në qendrat e emigracionit kanë testuar pozitivë për Covid-19./BBC