Gjyqi ndaj Fredi Belerit/ I akuzuari tjetër ndodhet në Greqi, refuzon të japë shpjegime në seancë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot seanca në ngarkim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Në këtë seancë do të dëshmonte i akuzuari tjetër, Pandeli Kokaveshi, i cili sipas avokatët mbrojtës, ndodhet në Athinë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Avokati ka treguar një dokument me vulë apostile, ku deklaronte se do të kryente një vizitë mjekësore të planifikuar shumë kohë më parë.

Në një tjetër deklaratë para autoriteteve greke që do të vihej në dispozicion të palës shqiptare, rezulton se Kokaveshi nuk e jepte pëlqimin për të dhënë shpjegime në këtë seancë. Në këto kushte, automatikisht kalohet me leximin e deklarimeve të tij, ku ka mohuar akuzat.

Gjithashtu, në seancën e sotme po shqyrtohen edhe provat shkencore, ku Prokuroria ka dispozicion rreth 19 faqe me prova.

Share This Article