Goditen 4 grupe kriminale në Elbasan, mes të arrestuarve edhe biznesmenë. 7 persona në kërkim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkatërrohen 4 grupe kriminale që merreshin me shëprndarjen e lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit. Prokuroria lëshoi 52 urdhër arreste nga të cilat u ekzekutuan 45 ndërsa 7 persona u shpallën në kërkim. Mes të arrestuarve janë edhe biznesmenë si dhe drejtues të grupeve.

“Policia ka gjetur dhe ka mundur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale 1 kg e 311 g kokainë, 860 gr lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 1 kg e 317 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, mijëra doza kokainë, heroinë, kanabis, metadon, fara kanibisi të sekuestruara gjatë shtrirjes së hetimeve. Një armë zjarri automatik model 56, sasi municioni luftarak, pjesë përbërëse të armëve të zjarrit si dhe një shumë e madhe monetare prej 51 milionë lekësh e 15 mijë euro dhe një sasi frangash zviceriane.

Operacioni u shtri në të gjithë qarkun ndërsa u kontrollua edhe me dronë.

“U angazhuan 490 punonjës policie, 5 dronë. U kontrolluan 52 banesa, 18 lokale.”

Drejtori i policisë së Elbasanit dha detaje edhe për aktivitetin e këtyre grupeve kriminale.

“Këta shtetas prej vitesh ushtronin veprimtari kriminale në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe kishin ndarë zonat ku ushtronin aktivitetin e tyre kriminal.”

Për shkak të numrit të lartë të të prangosurve u përdor autobus për transportin e tyre drejt Tiranës. Gjatë operacionit u proceduan edhe persona të tjerë për të cilët vijon hetimi.

Share This Article