Një tjetër pushues humb jetën në Golem, shfaqi probleme sapo hyri në ujë

albnews
By
1 Min Read

Një tjetër pushues humb jetën në Golem, dhe ka  shfaqur probleme sapo ka hyrë në ujë.

Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Share This Article