Gol që duhet të shikohet disa herë – bashkëveprimi i Messit dhe Mbappes ishte i jashtëzakonshëm, diçka që rrallë shihet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint-Germain ka fituan mbrëmë në stadiumin ‘Francois Coty’ në kuadër të xhiros së 12-të të Ligue 1 ndaj Ajaccios me rezultat 3-0, ku Lionel Messi shkëlqeu në këtë ndeshje.

Messi shënoi një herë dhe dha dy asistime në këtë fitore.

Pas ndeshjes edhe kundërshtarët u kënaqën me atë që panë dhe një komentues e përshkroi golin e argjentinasit në mënyrë perfekte: “Messi filloi aksionin, e vazhdoi dhe e përfundoi. Ai është i përjetshëm”.

Messi mori topin njëzet metra larg portës, pasoi te shokët e tij, mori një pasim kthimi, më pas ia kaloi Kylian Mbappes, i cili me thembër në mënyrë mjeshtërore e dërgoi te Messi i cili e kaloi portierin dhe e qoi topin në rrjetë.

Një gol shumë i bukur që tregon formën e mirë që po kalon argjentinasi këtë vit, kur kanë mbetur në më pak se një muaj deri te Kupa e Botës.  Në mungesë të Neymar, bashkëveprimet me Mbappen ishin të jashtëzakonshme, me francezin që shënoi dy herë me pasimet e Messit.

Në 11 ndeshje në Ligue 1, Messi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

https://twitter.com/LSComps/status/1583593625988235264
Share This Article