Vidali shkëput kontratën me Barcelonën

albnews
By
1 Min Read

Arturo Vidal ka arritur marrëveshje me klubin e Barcelonës për ndërprerjen e kontratës.

Mesfushori kilian është pajtuar t’i paguajë tre milionë euro dëmshpërblim katalunasve për të mbetur futbollist i lirë.

Me shkëputjen e kontratës Vidal do të udhëtojë drejt Italisë për t’u bashkuar me Interin.

33-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me zikaltrit. Vidal do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare ku do të fitojë rreth gjashtë milionë euro në vit.

Share This Article