Goli i Avdijajt në librin e rekordeve të futbollit austriak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Donis Avdijaj ka shënuar golin e tij të parë pas dy vjetëve. Por, goli i shënuar me fanellën e Hartbergut në humbjen nga Austria e Vjenës 4:3 do të shënohet në librin e rekordeve të futbollit austriak.

Pra, asnjëherë më parë nuk është shënuar gol në minutën e tetë shtesë të pjesës së parë në Bundesligën e Austrisë.

Këtë e bëri Avdijaj kur shënoi golin e dytë në minutën e tetë të shtesës të pjesës së parë, shkruan “waz.de”. Golin e fundit e pati shënuar më 23 shtator në humbjen e Trabzonsporit ndaj Sivassporit të Turqisë. Atëbotë ishte pjesë e Trabzonsporit.

Share This Article