Grenell: Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim ekonomik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari i posaçëm i administratës së Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka bërë thirrje për një normalizim ekonomik dhe lënien anash të politikës.

“Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim ekonomik dhe mundësi të krijojnë një ekonomi të gjallërishme. Sot jam i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar ju. Dhe do të mundohem fort për ju. Të lëmë anash politikën”, ka shkruar në Twitter Richard Grenell.

Sot fillon takimi në Washington mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se do të bisedohet për tema ekonomike.

Share This Article