Tensionet në Kosovë/ Lajçak jep detaje nga takimi me diplomatët e Francës, Gjermanisë e Italisë

albnews
By
1 Min Read

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak (Mirosllav  Lajcak) ka zhvilluar një takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar (Gabriel Escobar), si dhe me kryekëshilltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emanuel Bone (Emmanuel Bonne) dhe Xhens Plotner (Jens Plotner).

Në një postim në platformën X (Twitter), Lajçak shkruan se mes tyre u diskutua në lidhje me situatën në veri të Kosovës, si dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e situatës.

Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bone, Plotner, Talo dhe Eskobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, shkruan Lajçak.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe armatosur, ku për pasojë humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe disa të tjerë u plagosën. Sipas autoriteteve të Kosovës, 4 sulmues humbën jetën, ndërsa gjashtë persona janë arrestuar.

SHBA dhe BE kanë dënuar vrasjen e policit të Kosovës, duke kërkuar rifillimi e dialogut mes dy vendeve.

Share This Article