Greqi, çifti shqiptarë rezulton i prekur nga koronavirusi, udhëtuan në veri të Italisë për biznes

albnews
By
1 Min Read

Evidentohen të sëmurët shqiptarë me CoVid19. Bëhet fjalë për një çift biznemenësh me origjinë nga Saranda, banorë të ishullit Zakinthos.

Ata u evidentuan me virusin vdekjeprurës mbas një udhëtimi biznesi ne veri të Italisë. Sapo ata mbërritën në ishullin Zakinthos, ata paraqiten simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre. Mjekët e spitalit rajonal të Zakinthos, thonë se gjendja e tyre klinike është mjaftë e mirë dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave që po trajtohen.

Sapo u bë e ditur infektimi i tyre, autoritet e ishullit të Zakinthos urdhëruan dizifektimin dhe mbylljen e menjëhershme restorantin  shumë të frekuentuar që çifti ka në pronësi në qendër te ishullit Jonian dhe kalimin në karantinë edhe të 2 punonjësve të tjerë të restorantit edhe ata me origjinë shqiptare. Deri tani, punonjësit nuk kanë shenja te virusit.

Në ishullin e Zakinthos janë evidentuar disa raste me Covid19,por për momentin nuk bëhet e ditur se kush është burimi i infektimit të banorëve. Zona e Zakinthos, Pirgos Ilias, Katakolos dhe Patras, janë vlerësuar si ndër më të prekurat në Covid19./TCH/

Share This Article