Greqia kërkon përjashtim të karantinës nga Mbretëria e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia i ka kërkuar Britanisë së Madhe të përjashtojë grekët nga karantina e planifikuar për mbërritjet në Britani. Do të jetë e njejta për  britanikët që do të hyjnë në Greqi.

Qeveria britanike ka thënë se nga fillimi i qershorit me përjashtim të Irlandës do të aplikojë karantinën 14-ditore për të gjithë ardhjet në Mbretërinë e Bashkuar. Por, të hënën sekretari i transportit në Mbretërinë e Bashkuar tha që njerëzit që vijnë nga vendet me shkallë të ulët infeksioni mund të përjashtohen në të ardhmen.

“Lloji i agresivitetit që ky vend (Britania e Madhe) po tregon në marrjen e vendimeve është plotësisht i kuptueshëm,” tha ministri grek i turizmit Harris Theoharis për BBC.

“Ajo që mund të them është që ne mendojmë se kjo është koha që ne të fillojmë të heqim kufizimet dhe të përpiqemi të heqim sa më shumë barriera të jetë e mundur.”

Ekonomia greke është shumë e varur nga turizmi. BE premtoi javën e kaluar se Evropa do të ketë sezon turistik veror./BBC

Share This Article