Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidatja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, ka paditur sot në Gjykatën Penale kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë në një deklaratë jashtë gjykatës, Duma tha se e ka paditur Veliajn për shpifje dhe sipas saj dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.

“Dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Në varësi të vendimit të gjykatës, unë deklaroj se ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër. Ajo që duhet të përmendim qartë dhe pastër është se drejtësia është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar Shqipërinë”, u shpreh Duma.

Share This Article