“Welcome Lord Cameron”, Sekretari i Jashtëm britanik nesër në Tiranë, kryeqyteti mbulohet nga flamujt Britanik

albnews
By
1 Min Read

Mësohet se Cameron do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët  e Jashtme, Igli Hasani.

 Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme, më 22 maj. Mësohet se Cameron do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët  e Jashtme, Igli Hasani. Po ashtu gjatë vizitës në Shqipëri, Cameron do të mbajë një konferencë për mediat.

Më kuadër të kësaj vizite, në disa rrugë të Tiranës janë vendosur flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe në fasadën e godinës së  Universitetit Politeknik është vendosur dhe një poster i madh me portretin e Cameron. 

“Welcome Lord Cameron”, shkruhet në poster.

Share This Article