Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele janë rikthyer në stërvitje të lehta me Barcelona, për t’u rikuperuar nga lëndimet për ndeshjen e Champions Leagues ndaj Napolit.
Grizmann kishte pësuar një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë përderisa Dembele shkaku i lëndimit ka munguar që nga muaji janar i këtij viti, transmeton KOHA.
Sipas mediave spanjolle, të dy lojtarët janë në rrugë të mirë për t’u kthyer për ndeshjen e vlefshme për Champions.
Këtë takim e ka humbur Vidal për shkak të kartonëve, ndërsa Umtiti e Todibo nuk kanë arritur të rikuperohen.