Gruaja 100 vjeçare fiton betejën me Covid-19 në Itali

albnews
By
1 Min Read

Ky është momenti prekës kur një qytetare italiane lë spitalin pasi arriti të mposhtë koronavirusin.

Ajo është pacientja më e moshuar e cila është shëruar në Siçili. Më datë 28 mars, pacientja festoi 100 vjetorin në spital.

Stafi mjekësor i Poliklinikës së Messinas e përcollën atë drejt daljes me duartrokitje në formë respekti.

Gjithashtu ata shprehen se i gjithë ekipi mjekësor ishte në festë pasi arriti që t;i shpëtonte jetën.

Share This Article