Guardiola me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pasur vetëm fjalë të mira për yllin portugez, Cristiano Ronaldo, para derbit me Manchester Unitedin.

Trajneri spanjoll ka thënë se Ronaldo do të vazhdojë të shënojë gola edhe shumë vjet.

“Ai do të shënojë gola gjatë gjithë jetës së tij. Ai do të jetë 75 vjeç, ndoshta në pension, por në kohën e lirë do të jetë duke luajtur një lojë dhe do të shënojë gola”, deklaroi Guardiola.

City e Unitedi takohen të shtunën prej orës 13:30 në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Leagues.

Share This Article