Xavi, trajneri i ri i Barcelonës

albnews
By
1 Min Read

Tashmë gjithçka është zyrtare. Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës.

Kjo është konfirmuar edhe nga vet klubi spanjoll në profilin e tyre në Twitter.

Në orët e para të së shtunës, Barcelona edhe zyrtarisht njoftoi në rrjetet e saja sociale se Xavi Hernandez do të jetë trajneri i tyre i ri.

Kështu, Xavi bën rikthimin e madh në “Camp Nou”, por këtë here si trajner i katalonasve.

Spanjolli ishte pjesë e Barcelonës deri në vitin 2015, kur kaloi në Al-Sadd, aty ku në vitin 2019 u bë trajner.

Xavi u tregua mjaft i suksesshëm, duke fituar trofe me klubin e tij. 

Share This Article