Guliem Radoja po lufton me vdekjen, i intubuar në spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori i njohur Guliem Radoja po lufton me jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid-19. Mbrëmjen e së hënës ai është transportuar në gjendje të intubuar nga spitali i Durrësit.

Para dy javësh ai u shtrua në spitalin e Durrësit, ku po trajtohej për virusin. Sipas mjekëve të sanatoriumit, mushkëritë i ka të prekur në masën 100%.

Ata shprehen se gjendja shëndetësore është tepër e rëndë, kjo edhe për shkak të sëmundjeve kardiake nga të cilat vuan.

Gjatë trajtimit në Durrës, kolegë dhe miq i bënë apel shtetit, që aktori të dërgohej jashtë për një trajtim më të specializuar. Por, gjendja e tij nuk e lejon atë aktualisht. Megjithatë reanimatorët e “Shefqet Ndroqit”, ende shpresojnë që aktori mund t’ia dalë. 

Share This Article