Gurët që besohej se mund të ishin diamante në Afrikën e Jugut – dolën të jenë kuarc i pavlerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gurë të paidentifikuar që tërhoqën vëmendjen e mijëra gjuetarëve të thesareve në një fshat në Afrikën e Jugut, nuk janë diamant, por kuarc i cili në fakt nuk ka kurrfarë vlere monetare.

Qytetarët nga e mbarë Afrika e Jugut ia kishin mësyrë KvaHlatit në lindje të këtij vendi, ku fshatarët kishin hasur në disa gurë të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Shumë prej tyre menduan se bëhet fjalë për diamante, pavarësisht që autoritetet asokohe i kishin këshilluar që të kenë kujdes.

E një zyrtar provincial ka thënë se testet e bëra kanë treguar se gurët nuk janë diamante.

Ndryshe Afrika e Jugut është goditur rëndë nga përqindja e madhe e papunësisë dhe varfërisë, e pandemia e coronavirusit e ka vështirësuar edhe më shumë situatën. 

Share This Article