Guvernatori i Bankës së Anglisë i kërkon falje qytetarëve për rritjen e çmimeve

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritja e çmimeve të disa artikujve në Angli ka sjellë irritim të shumë qytetarëve. Banka Qendrore po mundohet të ndjekë politika që të ndihet sa më pak, por për shefin e saj Andrew Bailey kjo luhatje çmimesh vjen si rezultat i  prishjes së zinxhirit global të furnizimveve për shkak të pandemisë dhe luftës tregëtare mes Amerikës dhe Kinës.

Ai i ka kërkuar falje qytetarëve britanikë dhe ka thënë se do të bëjë gjithçka mundet për ta kufizuar ndikimin për xhepat e anglezëve.

Shefi i Bankës Qendrore të Anglisë Andreë Bailey ka kërkuar ndjesë publike te qytetarët britanikë duke thënë se rritja e normës së inflacionit do të ndikojë edhe në çmimet e produkteve të ndryshme në Britani.

Ndërkohë, ai i ka qetësuar qytetarët se do të bëjë gjithçka ka në dorë që ky inflacion të ndihet sa më pak në xhepin e qytetarit britanik.

Deklarata e tij ka tërhequr kritika të shumta nga ekspertët e financave, të cilët thonë se për shkak të këtyre deklaratave poundi britanik humbi disa pikë në bursat ndërkombëtare përballë dollarit dhe monedhave të tjera.

Për kreun e bankës britanike kjo luhatje çmimesh vjen si rezultat i problemeve të prishjes së zinxhirit global të furnizimveve dhe luftës tregëtare të madhe mes Amerikës dhe Kinës.

Banka e Anglisë ka sinjalizuar më herët se do të rrisë normat e interesit në “muajt e ardhshëm” në përgjigje të inflacionit të lartë, por ka refuzuar që të bëjë një rritje të menjëhershme.

Të enjten, politikëbërësit e Bankës votuan 7-2 në favor të mos ndryshimit nga norma aktuale, e cila është në nivele të ulëta record prej 0.1%.

Ndërkohë, për çëshjen e çmimeve ka reaguar edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi janë rritur për më shumë se 30 për qind gjatë vitit të kaluar, tha Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara.

Më herët, Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andree Bailey, ishte një delegat në bisedimet për ndryshimin e klimës në Glasgoë, së bashku me disa nga bankierët më të rëndësishëm në botë, ku u diskutua edhe për ndryshimet në sistemin financiar për të arritur zero ndotje globale.

Për guvernatorin Bailey kalimi në zero ndotje “mund të çojë në efekte të përhershme të nivelit të çmimeve”, të cilat duhet t’i “kuptojmë dhe të përballemi”, sipas tij.

Share This Article