Hahn sot viziton Kosovën, Haradinaj thotë se mirëpret idetë e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për vizitën e komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, që do t’ia bëjë sot Kosovës.

Hahn e viziton Kosovën në një kohë kur qeveria e vendit është vënë nën presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për ta hequr taksën prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, të vendosur dy muaj më parë.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane, MSA-në dhe agjendën ERA. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht kemi edhe vizita për taksën. Taksa ndërlidhet me njohjen dhe jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo sugjerim apo ide”, tha sot Haradinaj pasi vendosi lule te shtatorja e Skënderbeut në qendër të Prishtinës, në shënim të përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar.

 

Share This Article