Mesazhi Ramës: Mos luani me taksat, se ju gjen belaja

albnews
By
1 Min Read

Pas operacionit për arrestimin e 13 personave dhe shpalljen në kërkim të 12 të tjerëve që kanë abuzuar me taksat, reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

Rama i ka dhënë një mesazh biznesit, që mos luajë me taksat.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan Rama në Twitter.

Personat e arrestuar dhe ata në kërkim akuzohen për evazion fiskal me vlerë 18 miliardë lekë në dëm të shtetit.

 

Share This Article