Haliti: Kam informacione se në Veri të Kosovës po prodhohet bitcoin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se ka informacione që në veri të Kosovës po prodhohen bitcoin.

Haliti ka kërkuar hetime nga Qeveria e Kosovës duke thënë se prodhimi i kësaj kriptovalute shpenzon shumë energji elektrike.

Në këtë kuadër, Haliti i ka bërë thirrje qeverisë që të të konstatojë se shpenzimet e rrymës në veri a po bëhen nga qytetarët apo nga grupet kriminale.

“Kam informata që në veri të Mitrovicës janë disa qendra dhe disa vende ku prodhohen bitcoin që shpenzon shumë energji. Unë po besoj që edhe në jug e veri ka njerëz që prodhojnë bitcoin në marrëveshje me njëri tjetrin. Puna e parë e Qeverisë është me konstatu se të gjithë këto shpenzime po bëhen nga shpenzimet e qytetarëve që jetojnë në veri apo po bëhen nga grupe kriminale. Për me prodhu bitcoin shpenzimet e rrymës janë enorme”, ka thënë Haliti në RTV 21.

Share This Article