Selmanaj: Zgjedhja e presidentit varet kryekëput nga AAK-ja, ose shkojmë në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se zgjedhja e presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së, ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim.

“Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë̈ në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë̈ propozim”, ka thënë Selmanaj.

E sipas tij shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe “janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë”.

Sipas tij zgjedhja e Ramush Haradinajt për presidentit të Kosovës do të forconte institucionet.

“Pra, pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Share This Article