Hamasi mban peng 155 persona, presidenti izraelit: Të lirohen sa më parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se po vijojnë përpjekjet në disa fronte për lirimin e pengjeve.

Sipas ushtrisë izraelite Hamasi po mban peng 155 persona.

Ne po bëjmë çmos, natyrisht, për të identifikuar fatin e tyre të saktë përmes burimeve të ndryshme, dhe ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar dënim të qartë dhe kërkesë për lirimin e pengjeve”, tha presidenti i Izraelit, Isak Herzog në një intervistë me Ëolf Blitzer të CNN.

Herzog tha se është një “situatë e ndërlikuar” sepse Hamasi nuk “i bindet asnjë rregulli të ligjit ndërkombëtar humanitar në asnjë mënyrë apo format. Për vite të tëra, ata kanë mbajtur ushtarë izraelitë, trupa, qytetarë nga raundet e mëparshme, madje nuk kanë thënë asnjë informacion për fatin e tyre, vendndodhjen dhe se si ndihen.”

Ai tha se ka “një përpjekje të madhe ndërkombëtare” për të rikthyer pengjet dhe falënderoi veçanërisht SHBA-në për mbështetjen e saj.

Presidenti izraelit tha se disa nga pengjet kanë nevojë për mjekime dhe trajtim të veçantë, duke e quajtur situatën në lidhje me shëndetin e tyre “jashtëzakonisht të brishtë”.

Share This Article