Irani apel Izraelit: Mos na sulmoni, ndryshe situata përshkallëzohet

albnews
By
1 Min Read

Irani ka deklaruar se forcat e tij ushtarake nuk do të angazhohen kundër Izraelit për sa kohë që Izraeli nuk e sulmon atë, interesat apo qytetarët e tij.

Përfaqësuesi i Iranit në OKB theksoi në Nju Jork se “fronti i rezistencës mund të mbrohet”.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa orë pasi Irani kërcënoi me përshkallëzim nëse Izraeli nuk ndalon agresionin kundër Gazës.

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, u citua nga agjencia e lajmeve Fars të ketë thënë: “Nëse agresionet sioniste nuk ndalen, duart e të gjitha palëve në rajon janë te këmbëza”.

Share This Article