ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 9 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 9 hours ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 9 hours ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 9 hours ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Hapja e negociatave, Cakaj merr mbështetjen e Austrisë, Spanjës dhe Suedisë

albnews by albnews
9 July, 2019
in Albania
0
Hapja e negociatave, Cakaj merr mbështetjen e Austrisë, Spanjës dhe Suedisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka marrë mbështetjen e homologëve të Austrisë, Spanjës dhe Suedisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit Informal të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sllovaki, Cakaj pati fillimisht një takim me

RelatedPosts

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

Marta Kos kundër sulmeve të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së

Ministrin Federal për Evropën të Austrisë Alexander Schallenberg, ku diskutuan mbi perspektivën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor së bashku me ambicien e Shqipërisë për të marrë një përgjigje pozitive në tetor dhe përgatitjet e Shqipërisë për të marrë kryesinë e OSBE-së vitin e ardhshëm.

Ministri austriak Schallenberg siguroi për mbështetjen e palëkundur të Austrisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, duke theksuar se Shqipëria ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe është gati të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Ai siguroi gjithashtu se Austria do të jetë një mbështetëse e zëshme dhe e fuqishme e Shqipërisë për të mundësuar një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit në tetor.

Gjatë qëndrimit në Tatra të Sllovakisë, Cakaj zhvilloi gjithashtu takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit të Spanjës Josep Borrell, i cili vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e Shqipërisë përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave.

Borrell siguroi për mbështetjen e Spanjës lidhur me hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke shprehur qëndrimin spanjoll se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

Cakaj konfirmoi gjatë takimit se Shqipëria ka përmbushur kushtet teknike për të filluar këto negociata dhe është e bindur se hapja e negociatave me BE-në është mëse e merituar.

Sa i takon kryesimit vitin e ardhshëm të OSBE-së, Cakaj informoi homologun spanjoll se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim solid me shumë vende anëtare për të siguruar një kryesi sa më te denjë dhe në mbështetje të plotë të axhendës së Organizatës.

Takimi i Cakaj me Margot Wallström të Suedisë u fokusua te reformat e ndërmarra nga Shqipëria.

Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Jashtme suedeze Wallström vlerësoi edhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme për hapjen e negociatave. Wallström inkurajoi për vijimin e reformave./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result