Një i vdekur dhe 8 raste të reja pozitive me Covid-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Një person ka vdekur dhe janë regjistruar tetë raste të reja pozitive me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se rastet pozitive kanë dalë nga testimi i 3375 mostrave.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 14 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132.469 raste pozitive me koronavirus. Janë shëruar 129.879 qytetarë, ndërsa 2454 kanë humbur jetën. Janë 136 raste aktive.

Share This Article