Haradinaj: Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbuluar arsyen pse mungoi në takimin me Kurtin për situatën në veri, takim në të cilin ishin krerët e PDK dhe LDK.

Më anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se “i jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty! Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri”.

Haradinaj thotë se qëndrimi i tij për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen Kryeministri në takim apo jo!

“Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë. Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë”.

Postimi i Haradinajt:

Share This Article