Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur me fakte dhe shifra për shtrenjtimin e jetesës të cilën po e vuan në kurriz çdo qytetar shqiptar.
Tabaku ka marrë si referencë muajin gusht të vitit të shkuar dhe gushtin e këtij viti për të parë sesi kanë fluturuar çmimet në ushqime, në transport, qira banimi etj.
“Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës. Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë.Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj”, shkruan Tabaku.