Haradinaj: Kosova e përkushtuar për fuqizimin e partneritetit me Çekinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke i uruar Çekisë Ditën Nacionale, ka thënë se Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me të dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Nacionale të Republikës Çeke.

“Përmes të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë, ambasadorit Pavel Bilek, i urova popullit dhe shtetit çek festën kombëtare me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Çekinë dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Share This Article