Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga shumë familjarë e deputet e ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të Shqiponjës, ish Jabllanicës me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të saj.
Duke e konsideruar si një mit dhe simbol që nuk lejoi të kalojë armiku, nga Shqiponja Haradinaj tha se Kosova është e sigurt pasi si të tillë e ka njohur edhe e drejta e botës.
Ai nga ish Jabllanica çoi porosi edhe njëherë që kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe brenda Kosovës nuk mund të vendoset një ‘Dodik Republikë.
“Kosova ka territor unik dhe kufijtë janë të paprekshëm ne këta kufij. Po ashtu Kosova është e rregulluar me Kushtetutën e vet dhe nuk mundet brenda Kosovës me u vendos një monstrum ‘një Dodik’. E di që kemi mendime të ndryshme dhe e asaj që them unë dhe çdo kujt tjetër është çështje tjetër por disa fjalë kur i themi nëse dikush mendon me vendos ‘Dodik Republikë’ paska vendos me prish Ballkanin”, tha ai.