Haradinaj: Për masakrën e Reçakut duhet të bëhen një Tribunal Special në Hagë për Serbinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot është mbajtur një akademinë përkujtimore në nderim të dëshmorëve të rënë 20 vite më parë në masakrën e Reçakut.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se Reçaku është sinonim i fatit të kombit, pavarësisë dhe lirisë sonë, ku “20 vite më parë, dhembjen e kemi kthyer në guxim për liri, ëndrra që janë flijuar dëshmorët e Reçakut është bërë realitet”.

Ndërsa, në lidhje me dialogun me Serbinë, u shpreh se sfida me ta kërkon ballafaqim në mënyrë që të jenë të bashkuar dhe sipas tij nuk duhet të ketë grindje të brendshme mes partive politike, pasi sovraniteti i shtetit është i pa cenueshëm.

Kurse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj duke përkujtuar masakrën e Reçakut, tha se është shumë e vështirë përkujtimi i kësaj masakre dhe kërkoi që për këtë masakër duhet të bëhen një Tribunal Special në Hagë për Serbinë.

Ndërsa duke folur për Gjykatën Speciale, tha se miqtë ndërkombëtarë po e rëndojnë Kosovën me gjëra të tilla, pasi masakra e Reçakut dëshmon se kush ka kryer krime.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli tha se masakra e Reçakut është një dhimbje e madhe, mirëpo siç thotë ai vetëm në këtë mënyrë ata do të përkujtohen gjithmonë dhe data 15 janar i vitit 1999 do të mbetet dita e pavdekësisë.

 

Share This Article