Hyn në fuqi Ligji për gjuhët në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, mbrëmë e ka firmosur Ligjin për gjuhët, me të cilin zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe në nivel të shtetit.

Ligji me firmën e Xhaferit është  dërguar në Gazetën Zyrtare, ku sot është botuar dhe menjëherë do të hyjë fuqi.

Informacionin e kanë konfirmuar për Alsat nga Gazeta Zyrtare dhe nga Kuvendi.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi dje në orët e pasditës ka dërguar Ligjin në Gazetën Zyrtare.

Para pak minutave Ligji edhe zyrtarisht është botuar në Gazetën zyrtare.

Share This Article